Categories Lajme

Princ Harry flet pas largimit nga familja mbreterore

“E dimë të gjithë si është shtypi britanik dhe ishte pikërisht ai që po shkatërronte shëndetin tim mendor. Kështu bëra atë që do të bënte kushdo baba dhe bashkëshort, të çonte familjen sa më larg këtij ambjenti”.

Kështu ka thënë princ Harry duke dhënë arsyet pse ai dhe partnerja Meghan Markle u zhvendosën drejt Kalifornisë, gjatë një interviste në The Late Late Shoë me James Corden të enjten në mbrëmje.

“Kjo është toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe atë që çdo baba do të bënte që është: ‘Unë kam nevojë ta heq familjen time nga këtu’, por ne kurrë nuk u larguam.”

Vetëm disa ditë pasi u njoftua se çifti zyrtarisht nuk do punonte më për pallatin mbretëror. Në lidhje me këtë, Harry e bëri të qartë se ai “nuk do të largohet kurrë” nga familja e tij ose të lëkundet në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët.

“Pavarësisht nga vendimet që merren në atë anë, unë kurrë nuk do të largohem”, tha Harry duke iu referuar Familjes Mbretërore. “Unë gjithmonë do të kontribuoj. Jeta ime është shërbim publik kështu që kudo që të jem në botë do të jetë e njëjta gjë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME