Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth, është dërguar në spital mbrëmjen e së martës. Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror. Thuhet se 99-vjeçari kishte shqetësime prej disa ditësh, por sipas burimeve të BBC, nuk ka lidhje me koronavirusin.
Gjendja e Princit Philip paraqitet e stabilizuar dhe do të qëndrojë për disa ditë në spital. Mjekët thonë se shtrimi i tij është një masë paraprake dhe do të mbahet në vëzhgim. Muajin e kaluar, Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth injektuan vaksinën kundër Covid-19.