Categories Lajme

“Prindërit e mi humbën 5 fëmijë, por unë mbijetova”

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë aspak të zakontë të një 43-vjeçari, i cili jeton në Tepelenë. Ilir Dehari me profesion fizioterapist, prej 12 vitesh është i martuar, por marrëdhënia me babin e tij, ka krijuar në jetën e tij mjaft probleme. Ai rrëfen në studio historinë e trishtë të familjes së tij. Para ardhjes së tij në jetë, prindërit kanë humbur 5 fëmijë dhe ai është fëmija i vetëm i tyre. Kjo situatë ka shkaktuar probleme dhe stres, gjë e cila ka krijuar edhe grindje mes tyre.

Mirela Milori: Ilir ti je 43 vjeç?

Ilir: Po!

Mirela Milori: Sa vjet ke i martuar?

Ilir: 12 vjet!

Mirela Milori: Në profesion je?

Ilir: Jam fizioterapist dhe logopedi.

Mirela Milori: Mesa di familja ka pasur humbje para se ti të vije në jetë?

Ilir: Po ka patur disa fëmijë, 5 fëmijë,unë jam i gjashti fëmijë që mbijetoi.

Mirela Milori: Për fat të keq 5 fëmijët e tjerë përpara?

Ilir: Problemet e natyrës janë ato kupton, kanë lindur me probleme.

Mirela Milori: Kjo bëri që marrëdhënia në shtëpi të ishte pak e vështirë?

Ilir: Unë them e kam menduar që 6 vjet, e kam kuptuar këtë siklet dhe mendoj se stresi e ka bërë që mos ketë marrëdhënie të mira në familje.

Mirela Milori: Si kanë qenë marrëdhëniet në familjen tuaj?

Ilir: Në fëmijëri unë kam qenë shumë i ndrojtur, në familje nuk më trajtonin si duhet mirë. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME