Categories Lajme

Prishtinë, Shpërthejnë dy granata dore, detajet

Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth një hoteli , pasi dyshohet se në afërsi të tij janë hedhur dy granata dore.

“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime. Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Borovci.

Policia është në kërkim të tre të dyshuarve, të cilët besohet të kenë hedhur granatat. Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke e menaxhuar situatën.

“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, u shpreh Borovci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME