Lajme

Protesta/ Avokatja thirrje Ramës: Hiq akcizën dhe ndalo korrupsion, kështu ulen çmimet

Qytetarët e Tiranës ashtu siç paralajmëruan ditën e mërkurë janë mbledhur sërish të enjten para kryeministrisë për të kërkuar uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Për avokaten Mirela Jorgji rritja e çmimit të naftës nuk lidhet me luftën në Ukrainë, por me korrupsionin që po bën administrata Rama

Ajo i ka kërkuar kryeministrit heqjen e akcizës dhe uljen e tvsh-së në mënyrë që shqiptarët të marrim frymë lirisht.

Më vjen mirë që më në fund shqiptarët po reagojnë për xhepin dhe ekonominë e tyre. Fakti që plasi lufta në Ukrainë nuk do të thotë që kryeministri dhe kompanitë e hidrokarbureve të abuzojnë.

Abuzimi me çmimin e naftës nuk vjen thjesht prej luftës, shihni korrupsionin në administratë. Nuk heq dorë nga ky fakt. Jemi vendi më i pasur në naftë dhe minerale, jemi vendi më i vjedhur nga politika në 30 vjet. Ballshi, Patos-Marinza, Kuçova notojnë në naftë, e tmerrshme që shqiptarët vuajnë për naftë. Kompanitë kanadeze po vjedhin damarët e naftës shqiptare. Rama të pezullojë akcizën të ulë TVSH-në për naftë’, tha Jorgo në fjalën e saj mbajtur para protestuesve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close