Categories Lajme

Protesta e kontrollorëve/ Qytetarët flasin pas anulimit të fluturimeve

Qytetarët e bllokuar në Rinas pas anulimit të fluturimeve kërkojnë zgjidhje nga shteti. Në prononcimet për “News 24” ata treguan se janë njoftuar 30 minuta para nisjes për anulimin e fluturimit dhe kanë qëndruar në hotel, por se duhet të marrin një njoftim zyrtar për t’i dhënë një drejtim rrugës së tyre, pasi mund të humbasin punën dhe takime të rëndësishme. Sa i përket protestës së kontrollorëve, ata shprehen se mund të kenë arsyet e veta dhe nuk i paragjykojnë.

Qytetar 1: Kisha dje fluturimin për Bergamo, pasi bëmë check-in e kontrolle na ndaluan.

Jemi nga Kosova, e kemi pasur biletën këtu. Tani po presim një vendim. Nuk kemi pasur informacion nga kompanitë ajrore. Momentalisht na kanë vendosur këtu, shpresojmë që të zhbllokohet kjo situatë.

Qytetar 2: Për momentin jam pa plan. Kompania thotë rri në hotel, ndonjë informatë më të saktë nuk kemi. Fluturimin e kishim dje në orën 13:00, mbërritëm në 11:00, bëmë check-in, por u anulua.

Sa i përket protestës, kjo mund të më ndodhë dhe mua se edhe unë jam familjar dhe fëmijët i mbaj me këtë rrogë.

Ata kanë arsyet e veta pse e kanë marrë këtë vendim dhe nuk kam asnjë koment negativ t’i shpreh, por që të bëhet zhbllokimi sa më i shpejtë, të na tregojnë o të shkojmë me traget, ose në Kosovë, që mos të mbetemi këtu.

Unë e humb punën, kam dhe takim në Itali për dokumente familjare. E mira është një zgjidhje.

Qytetar 3: Më vdiq plaku, erdha para një jave dhe do niseshim dje që të ktheheshim në Milano. Ne erdhëm në aeroport dje dhe nuk na dha kush informacion. U bë check-in dhe të gjitha, 30 minuta përpara thonë është bllokuar.

Kompania dje dërgoi një mesazh do niseni në 3 pasdite, ne ikëm në Tiranë dhe u kthyem, erdhëm këtu dhe na thanë nuk ka. Kompania na strehoi në hotel.

Të ndodhë një gjë e tillë, pa informuar më para. Kjo nuk ishte e djeshme problemi i kontrollorëve. Duhet ta shikonte shteti se ka shkaktuar shumë dëme, si në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare.

Shteti është i detyruar të japë një informacion zyrtar. Zyrtar deri tani nuk ka.

Unë duhet të isha sot patjetër në Itali, jam i detyruar, do presim deri nga ora 1 mbase do ketë, por informacion të saktë nuk ka, jemi të detyruar të kapim linjën e tragetit. Nuk ke kujt t’i qash këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME