Protestë kundër rritjes së çmimeve është mbajtur dhe në Lezhë pasditen e sotme. Në qarkun e Lezhës u bënë tre protesta njëkohësisht. Në Dajç të Zadrimës, në rreth rrotullimin e Lezhës dhe në Laç. Për rreth një orë qytetarët bllokuan rrugët duke bërë thirrje që të ulen çmimet. Pas përfundimit, policia ka shoqëruar disa protestues.
Categories
Lajme
Protesta në Lezhë kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen disa qytetarë nga policia
