Lajme

Protesta për vrasjen e 7-vjeçares/ Protestuesit ndezin qirinj, fëmijët mbushin shkallët e Kryeministrisë, bulevardi ndriçohet nga telefonat

Protesta e qytetarëve është zhvendosur tek kryeministria, pas tubimit tek ministria e Brendshme.

E veçanta e këtij tubimi, ishte prania e dhjetëra fëmijëve, të cilët kanë bërë homazhe për 7-vjeçaren e vrarë në bregun e detit në Potam, Himarë, nga Komisari i Policisë së Elbasanit.

Ata kanë ndezur qirinj në shkallët e kryeministrisë, ndërsa fëmijët me pankarta në duar kanë kërkuar drejtësi për bashkëmoshataren e tyre. Qytetarët kanë vendosur të ndriçojnë bulevardin me telefonat e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close