Categories Covid-19, Lajme

“Pse analizat në ditët e para të infektimit mund të bëjnë dëm”, mjeku flet për ”sheshpushimet” që bën Covid

Pneumologu Ardian Jorgji ka dhënë alarmin për përdorimin me doza të mëdha të antibiotikëve spitalorë, që në fazat e para të infektimit me Covid. Jorgji tha se kjo mund të sjellë pasoja afatgjata në shëndetin e popullatës, ndërkohë që kërkoi që të infektuarit të jenë vigjilentë në të gjitha ditët e infektimit me Covid, dhe duhet me patjetër të këshillohen me mjekët.

Shpeshherë Covidi bën një prezantim të fuqishëm me temperaturë të lartë, bën një sheshpushim dhe më pas kthehet në temperaturë të lartë, nuk duhet humbur vigjilenca në asnjë moment, prandaj këshilloj kontaktin me mjekin. Sa i takon përdorimit të medikamenteve, fillimit dhe llojit të tyre, shikoj rëndom që përdoren një gamë e madhe antibiotikësh, ajo që është më tepër alarmuese, është përdorimi i an tibiotikëve spitalor, qoftë edhe për fillimin e parë të mjekimit.

Nëse dështon ky lloj mjekimi i rëndë që jepet në fillim, çfarë do të bësh pastaj? Do të ketë ndikim afatgjatë edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera, duhet të kemi në vëmendje se Covidi do të mbarojë sot, do ta vazhdojë edhe vitin tjetër. Mendoj se është një fenomen kaq i shprehur në vendin tonë”, tha Jorgji.

Ndërkohë që mjeku tha se analizat në ditët e para të infektimit me Covid janë pothuajse të pavlefshme pasi nuk tregojnë gjendjen reale. Sipas tij kjo mund të sjellë në vonesa të nisjes së trajtimit të rasteve.

“Ka shpeshherë raste të vonuara të pacientëve, për shkak se iu dalin mirë analizat, në trajtimin e Covid ka shumë rëndësi ndjekja klinike. Vonimi i trajtimit çon në rëndimin e simptomave të sëmundjes, reagimi ndaj Covid është individual, nuk duhet të themi hë se mosha ime e kalon më lehtë”, përfundoi mjeku. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME