Categories Lajme

“Pse ma vratë djalin?”/ Si shkoi në banesën e Rrajës babai i Andi Malokut pas atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoji

Atentati i dështuar ndaj Arjan Ndojit la viktimë shoferin e tij, Andi Maloku. Ai mbeti i vrarë 1 nëntorin e vitit 2019.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 zbulon se pas ngjarjes babai i Andi Malokut po kërkonte me çdo kusht të mësonte arsyet e vrasjes së të birit. Siç del edhe nga dosja, babai i Andi Malokut ka shkuar në banesën e Redian Rrajës, për të mësuar se kush e kishte përfshirë në ngjarje, teksa rezulton se njëkohësisht ai interesohet vazhdimisht për qëndrimin e Rrajës në burg.

Ndërkohë që policia arrestoi Redjan Rrajën si autor të dyshuar të atentatit në mbikalimin e Shkozetit, në pranga bie edhe Ariol Halilaj.

Nga zbardhja e përgjimeve rezulton se Dervishaj kapet duket thënë ndër të tjera se është i mërzitur, pasi çdo gjë i ka rënë në kurriz, pa harruar edhe kundërshtarët e tij që i ka në shpinë, që i përmend në këtë bisedë.
“Pas ngjarjes Dervishaj dhe miqtë e tij diskutojnë për informacionet që Arjan Ndoji shpërndan rreth ngjarjes së datës 1 Nëntor 2019 dhe autorëve të saj. Po kështu për dyshimet që kanë në lidhje me përdorimin nga Redian Rraja të telefonit të thjesht dhe jo të aplikacionit ‘Sky’. Nga këto komunikime që datojnë me periudhën e arrestimit të të pandehurit Ariol Halilaj, ata insistojnë që t’i dërgojnë porosi nëpërmjet avokatit të tij që të mos flasë për ngjarjen dhe autorët e përfshirë në ngjarje”, thuhet në dosjen hetimore.

Në të njëjtën kohë ata komunikojnë edhe për mjetin që Ariol Halilaj, ka përdorur në ngjarje. Ndërsa Dervishaj po përpiqej të rregullonte atë që kishte shkuar keq në atentatin e Mbikalimit të Shkozetit, një telash më vete për të duket se në këtë moment ishte kthyer babai i shoferit të vrarë, Andi Maloku.

“Më datë 1 Mars 2020, Plaurenti komunikon me Julianin duke i thënë se Xhelali, i dyshuar si Xhelal Rraja, më ka shkruar që ato ‘Malokët’ i kanë dërguar pleqt ‘Dokut’ Redian Rrajës, që na thuaj se kush e ka fut. Unë i thashë Xhelalit që të pyesin ‘Çomët’ se me kë e kanë problemin dhe se ‘Doku’ s’ka lidhje…”, thuhet më tej në dosje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME