
Janë publikuar pamjet e një njeriu mbi motorr, që mendohet se është autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, Ardian Nikulaj, teksa largohet pas krimit me një motor.
Mendohet se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm dhe ka ardhur nga Shkodra. Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës, ndërkoha që tre dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vjehrri i viktimës, i cili ka zbuluar se ishte vetëm 3 metra larg vendngjarjes, ndërsa tregoi se personat prezentë nuk e dinë nga erdhi autori.
Sipas tij në lokal hyri një djalë me jelek dhe skafandër në kokë, i cili më pas ekzekutoi Nikulajn.