Categories Lajme

Publikohet rezultati, ja sa demokratë e shkarkuan Bashën

Në deklaratën e bërë për mediat, është publikuar numri i votave pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kreut të partisë Demorkatike. Në total, janë 43.885 demorkatë në të gjithë vendin të cilët kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës. Shfirat ekzakte për secilin qark u lexuan nga deputetja e PD, Albana Vokshi. Ndërsa Berisha e konsideroi këtë si një revolucion dhe një referendum që shumë rrallë ka ndodhur edhe në Europë apo në botë. Më tej ai bëri thirrje që deputët aktualë të PD të njihnin këtë rezultat dhe të bashkoheshin me të në mënyrë që të sigurohej një proces tranzicioni brenda PD deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Albana Vokshi: Në total vota pro shkarkimit 43.885 demorkatë të Lulzim Bashës. Zoti Berisha çfarë ndodh pas këtij momenti? Berisha: Më lejoni të shpreh mirënjohjen e pakufijshme, rikujtoj këtu se në një proces të manipuluar nga fillimi gjer në fund në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë ndërsa sot kundër tij kanë votuar kundër tij si demorkatë të lirë rreth 44 mijë anëtarë të PD. Kjo dëshmon dhe njëherë se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD.

Sugjerimi im i parë është ky, e ftoj çdo deputet të vijë dhe të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai ndaj këtyre votuesve. Këtu është e tërë anëtarësia e PD , mos besoni ju numrat se në statistikat e tyre, nuk ka asgjë të saktë. Ju e patë sot se çfarë ndodhi me anti kuvendin por nuk e di a e morët vesh. Meqenëse numrin ua kapën mediat se e panë sa ishin vendosën të falsifikojnë numrin e karrigeve në pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Unë ju them deputetëve të mos sillen më si njerëz pa vizion politik, një pjesë e mirë e tyre kanë qenë zyrtarë tek unë kanë punuar por tjetër është zyrtar dhe tjetër është politikan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME