Categories Lajme

Punonte vetëm me një telefon për të vendosur bastet sportive, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

25-vjeçari me iniciale e H.XH është arrestuar nga policia e Korçës pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar në lokalin e tij bastet sportive, një aktivitet i jashtëligjshëm në vendin tonë që para një viti.

Ai është banorë në fshatin Barç të qytetit të Korçës i cili zhvillonte aktivitetin e tij në lokalin e tij. Policia i ka sekuestruar shtetasit H.XH në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, me të cilin 25-vjeçari punonte për vendosjen e basteve sportive.

Të gjitha materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, ndërsa ai ndodhet nën pranga për veprat penale: “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Korçë,

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të cilët ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Policia arreston në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• H. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME