Jugu i Shqipërisë duke i zbrazët këtë vitë nga pushesit. Jo vetëm ata shqiptarë por edhe turistët nga Kosova, Rajoni por edhe më gjerë, nuk kanë nisur ende pushimet në masë.
Ndryshe nga viti i kaluar, numëri i pushuesve është mjaft i vakët. Në Sarandë plazhi po zhvillohet vetëm me fundjava ndërsa në ditët e tjera të javës çadrat janë bosh. Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma tha se situata nuk është ajo që pritej. Sipas tij reflektimi i mungesës së pushuesve vërehet në prenotimet e pakta në hotelet e qytetit bregdetar.
Ardian Gruma tha: Operatorët turistikë janë të parët që bizneset e të cilëve reflektohet kjo situatë. Kanë anulime të rezervimeve, kishin pritshmëri të tjera dhe kjo reflektohet edhe në të ardhurat që sigurojnë. Pushteti lokal ka qenë në mbështetje të tyre. Parapërgatitjet për sezonin i kemi filluar që në nëntorin e kaluar. Fakti që u gjendëm para një situate jo të zakontë i stopoi të gjitha përgatitjet. Në këtë situatë që jemi, me përjashtim të fundjavave, pjesa e ditëve të javës është shumë e vakët në raport me vitet e kaluara.