Categories Bota, Lajme

Putin dyshohet se vuan nga Parkinsoni, pritet largimi i tij në Janar

Presidenti rus, Vladimir Putin do të largohet nga posti në janar 2020 për shkak se vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Kështu shkruan e përditshmja britanike, The Sun, e cila shton se kërkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, e cila ka sjellë në jetë dhe dy binjakë pak kohë më parë, ndërsa që prej asaj kohe nuk është shfaqur më në publik.

Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështiërsi në lëvizje, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është konfimuar nga vetë Putin. Dhe analistët e informuar pretenduan se ish-dashnorja joshëse e presidentit rus Alina Kabaeva, 37 vjeç, po e lut atë që të lëshojë pushtetin e tij.

Vëzhguesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se këmbët e tij dukeshin të ishin në lëvizje të vazhdueshme dhe ai dukej se kishte dhimbje ndërsa mbërthente krahun e karriges. Gishtat e tij gjithashtu shihen se dridhen ndërsa mbante një stilolaps dhe mbërthente një filxhan që besohej se përmbante një koktej qetësues.

Burimet thonë për gazetën se Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm. Kjo do i japë benefitet shtetërore deri në vdekje, sikundër do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale, në rast se më pas do të mund të niset ndonjë hetim ndaj tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME