Categories Lajme

Qentë tek ky shtet e zbulojnë personin me covid për 1 minutë

Shumë shtete janë duke kryer tamponët për të gjithë personat që futen në territorin e tyre, të tjerë mjaftohen vetëm me matjen e temperaturës, ndërsa në Finlandë po përdorin edhe qentë për ta bërë një gjë të tillë. Qentë e trajnuar për të zbuluar Covid-19 kanë nisur këtë javë të nuhasin pasagjerët si pjesë e një testi në aeroportin “Vantaa” të Helsinkit. Një ekip vullnetarësh po trajnojnë një grup prej 15 qensh për këtë program.

“Qentë janë të aftë të nuhasin koronavirusin te njerëzit pesë ditë para se ata të shfaqin simptoma”, ka thënë për Reuters, Anna Hielm-Bjorkman, profesoreshë në Universitetin e Helsinkit, e cila është drejtuese e këtij testi. “Ata janë shumë të aftë në zbulimin e koronavirusit. Janë shumë afër zbulimit 100% të koronavirusit”, ka thënë Anna Hielm-Bjorkman.

Pasagjerët fshijnë qafën e tyre me një rrobë dhe më pas ajo nuhatet nga qeni. Ky test realizohet brenda një minute. Megjithatë, kjo metodë në Finlandë mbetet në fazën e testimit dhe të gjithë personat kryejnë edhe tamponin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME