Një 28-vjeçare ka dhunuar një mjeke dhe një infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa 28-vjeçarja është shpallur në kërkim. 28-vjeçarja V. S., banuese në Levan, Fier, për motive të dobëta ka goditur E. M dhe E. Sh, me detyrë mjeke dhe infermiere në poliklinikën mjekësore të qytetit të Fierit. Nuk dihen ende detaje nga ngjarja që e shtynë të renë të dhunonte mjeken dhe infermieren.
Categories
Lajme