
Pasditen dhe mbrëmjen e sotme në Vlorë, është krijuar trafik i rënduar. Siç shihet në video, automjetet dhe qytetarët kanë mbetur të bllokuar për shkak të trafikut kilometrik që është krijuar.
Mesa duket trafiku është krijuar pasi qindra qytetarë kanë zgjedhur bregdetin jugor për të kaluar fundjavën dhe pushimet. Siç shihet automjetet duan kohë që të shkojnë në destinacion, qytetarët do të duhet të presin në makina edhe pse temperaturat janë të larta.