Categories Lajme

Rajonet spanjolle vendosin masa të reja, pritet përkeqësim i situatës

Rajonet spanjolle të Katalonjës dhe Navarres kanë vendosur masa të reja kufizuese kundër koronavirusit për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID. Sekretari për Shëndetësi në Katalonja, Josep Maria Argimon, tha se u ka kërkuar të gjitha kompanive që t’i urdhërojnë punëtorët që të punojnë nga shtëpitë e tyre në 15 ditët e ardhshme.

“Pa vendosjen e këtyre masave, brenda dy-tre javësh, situata këtu do të jetë si në Madrid”, tha ai, duke shtuar se prandaj kanë vendosur këto masa të reja, që përveç masave kufizuese në punë, përfshijnë edhe masa sa i përket tubimeve të njerëzve.

Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, autoritetet të premten shpallën gjendje të jashtëzakonshme me qëllim që të frenojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Kryeqyteti spanjoll është njëri prej qyteteve të goditura më së keqi nga pandemia në Evropë.

Katalonja ka raportuar 2,360 raste të reja me COVID-19 dhe 13 viktima në 24-orët e fundit, thanë autoritetet të shtunën. Në rajonin Navarre, që ka një popullsi prej 650,000 banorësh, liderja rajonale, Maria Chivite njoftoi se ka vendosur masa të reja kufizuese, pasi ditën e fundit janë regjistruar 463 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë e infektimeve në këtë rajon që prej fillimit të pandemisë.

Që prej ditës së martë, në këtë rajon të Spanjës, nuk do të lejohen tubime prej më shumë se gjashtë personave, restorantet dhe baret do të mbyllen në ora 22:00 si dhe ato do të ulin kapacitetin e konsumatorëve që pranojnë në 50 për qind. Ndërkaq, kapaciteti në parqe të fëmijëve do të zvogëlohet për 30 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i drogës/ Policia shqiptare operacion të përbashkët me policinë italiane, 4 shtetas në kërkim

Një operacion i përbashkët i Policisë Shqiptarë me Policinë Italiane ka goditur një organizatë kriminale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse s’më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”/ Tragjedia në Shkodër, detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon, kunatës i tha se…!

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Historia kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier: Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit…

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali seksual/ Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli cakton datën se kur do mbahet seanca për Gjicin e Alma Kaçin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual…

LEXO ME SHUME