Categories Lajme

Rakacolli foli me detaje dhe zbulon përse do të vijojë mësimi online në Universitete (Vendet që mori shembull Shqipëria)

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se do të mbeten në fuqi masat për parandalimin e koronavirusit ndërsa mësimi i studentëve në Universitete do të vijojë online. Në një mbledhje me ministren e Arsimit Evis Kushi, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve sqaroi se ky vendim u mor pasi konviktet konsiderohen si vatër e rrezikshme për shpërndarjen e sëmundjes duke thënë se ka ndodhur edhe në shumë vende të botës si në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.

Mira Rakacolli:  Situata në Shqipëri nga data 6-19 Janar është paraqitur me rritje të incidencës dyjavore, gjë që në dhjetor nuk e kishim. Praktikisht ka shkuar në 291 raste për 100 mijë banorë, ndërsa më parë ka qenë 227.

Rritja e incidencës është parë në moshat 15-24 vjeç dhe 25-34 vjeç. Pavarësisht se nuk kemi rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve si në vende të tjera, këto tregues flasin për një shtim të vëmendjes dhe diskutim për marrjen e masave. Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave për të vazhduar orën policore, ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe menduam që edhe mësimi në Universitet të vijojë online. Po ashtu konviktet e shtojnë rrezikun e infeksioneve dhe mund të kthehen në vatra të shpërndarjes së sëmundjes.

Dihet se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e studentëve janë të përqendruar në Tiranë dhe prania e studentëve bën që të shpërndahet. Nuk ishte vendim i lehtë për tu marrë, po në mënyrë anonime, vendosëm të vazhdojmë dhe më pak për të ruajtur shëndetin e studentëve, të afërmve të tyre dhe shëndetit publik. Është një vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës, në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.

Silva Bino: Me shfaqjen e varianteve të reja në Britani apo vende të tjeras, është vënë re që mosha 15-24 vjeç jo vetëm preken, por shërbejnë si transmetues të këtij virusi në moshat e tjera. Prandaj është një vendim jo dëshirueshëm, por mbi këto fakte, është një vendim që duhet marrë. Për një kohë të caktuar, shpresojmë që vaksinimi i popullatës do të na sjellje buzëqeshje dhe të të rinjve dhe në këtë gjë dhe është diçka e cila duhet të monitorohet.

Najada Çomo: Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë, janë rreth 4000 persona që janë shtruar në Covid 1,2,3 dhe 4 që në fillim. Brezi i të rinjve infektohen në auditore për shkak të frekuentimit të mësimit në kushte normale. Detyrimi jonë është jo vetëm që ti shërbejmë të sëmurëve, por edhe të japim mesazhe. Më mirë të kesh auditore bosh sot dhe spitalet bosh sot, ndërsa të jenë auditoret plot dhe spitalet e tejmbushura nesër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME