Categories Lajme

Rama bëhet “kumbar” në fejesën e inxhinierit turk me vajzën nga Mamurrasi: Llokumin jepja vjehrrës se…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një ceremoni fejese në Mamurras. Teksa pa nga afër kantierin në Laç ku po ndërtohet një shkollë e re, kreu i qeverisë ishte edhe në fejesën e Eldës një vajze nga Mamurrasi dhe Burakut nga Stambolli. Gjatë qëndrimit Rama e këshilloi vajzën e re që ti qeraste vjehrrën dhe vjehrrin me llokume pasi sipas tij është shenjë e mirë ndërsa dhëndrit turk i kërkoi të mësojë shqip.

Jeta është interesante shumë..ee. Une erdha me Linditën dhe Majlindën tek këto kantierët kur më thanë që fejon djalin nesër. Dhe i thashë çne fejon djalin ai, dhe qeka këtu, po më thanë e fejon këtu në Laç. Unë thash çne paska marrë dhe nusen nga Turqia të vijë këtu, jo më thanë e fejon me një gocë tonën. Pastaj mora vesh që keni bërë studimet në Turqi. Po ky duhet të mësojë shqip.’– tha Rama.

Ndërkohë, që babai i dhëndrit kërkoi dorën e vajzës. “Në prezencën tuaj zoti kryeministër kërkoj vajzën tuaj për djalin tonë”, tha ai. “Kurbin, në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli”, shkruan Rama krahas videos së publikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME