Categories Lajme

Rama e ftoi në dialog! Basha flet pas mbledhjes me aleatët: I kam dorëzuar planin për nxjerrjen e vendit nga kriza

Palët politike duket se janë drejt një tryeze për zgjidhjen e krizës në vend. Pas deklaratës së kryeministri Edi Rama bëri dje në studion e Report Tv se është i gatshëm të shkojë deri në selinë blu për të dialoguar, lideri demokrat ka folur sot pas mbledhjes me aleatët.

Basha tha se i ka dërguar Ramës një plan për zgjidhjen e krizës politike dhe Reformën Zgjedhore, ndërsa paralajmëroi se nëse ai nuk e zbaton dot duhet të hapë ‘krahun’. Por tashmë për zgjidhjen e krizës Basha nuk përmendi kushtin për largimin e Ramën, por shtoi se kjo nuk është një çështje mes tyre por për Shqipërinë.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, për Reformën Zgjedhore. Ja kemi dorëzuar Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Të marrë ta zbatojë dhe nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se e zbatojmë ne, u shpreh Basha.

Këtë qëndrim kryedemokrati Basha e shprehu pas takimit me aleatët e djathtë të cilët, gjithashtu janë shprehur se duhet një tryezë gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në takim me aleatët e djathtë është edhe David Philips, aktivist i të drejtave të njeriut. Fillimisht Philips ka konsumuar kafe me liderin demokrat Lulzim Basha, ku është kanë diskutuar mbi situatën politike në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME