Categories Lajme

Rama: Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë…

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve), Edi Rama foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe për një takim të mundshëm me kryeministrin Alexis Tsipras.

“Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë historike dhe tradicionale fqinjësie, e si ndodh gjithnjë me fqinjët, nuk ecin gjërat gjithmonë në mënyrë të përkryer. Kjo dihet nga vetë eksperienca me çdo fqinj, si në një fshat, në një qytet apo akoma dhe mes vendeve, janë gjithmonë njësoj” theksoi në intervistë kryeministri Rama duke shtuar me humor “këtë e koncepton më mirë në një ndeshje futbolli mes fqinjëve, është si luftë”. 

Rama ka theksuar se “jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie në bazë përditshme, vazhdimisht dhe këtë e vërtetojmë me vepra. Ndodhin disa herë edhe incidente, duhet t’i përballojmë sepse ndodhin, por tashmë marrëdhëniet janë pozitive dhe çfarë është më e rëndësishme, nuk ka urrejtje mes dy popujve. Grekët e duan Shqipërinë dhe Shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë” deklaroi Edi Rama.

Në pyetjen për një takim të mundshëm me homologun grek Aleksis Cipras, theksoi se “do të takohen së shpejti”. “Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por planifikohet të takohemi së shpejti. Jemi në mes një faze dialogu të shpeshtë dhe diskutimi të shumë çështjeve, që shtrihen në mjaft vite dhe që nuk janë prekur kurrë. Me vullnet e guxim të plotë, si dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. “Besoj se jemi shumë afër zgjidhjes të gjithë kësaj problematike të vjetër dhe kjo do të ishte një arritje e madhe”, ka përfunduar kryeministri Rama, sipas AMNA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME