Categories Lajme

Rama i hap dyert edhe të burgosurve politikë bjellorusë

Të burgosurit politik në Bjellorusi mund të strehohen në Shqipëri në të ardhmen, kështu bëri me dije Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja e opozitës bjelloruse, ndërsa konfirmoi se kjo ishte një ndër pikat për të cilat foli me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit një ditë më parë.

Për “Top News”, Tsikhanouskaya u shpreh se  të burgosurit politik në Bjellorusi kanë vuajtur shumë dhe se vendi ynë mund të bëjë shumë me programet e rehabilitimit.

“Ndonjëherë vendet e vogla, vendimet e tyre janë më të rëndësishme se të vendeve të mëdha sepse çdo vend ka një zë të fuqishëm, veçanërisht nëse ai vend merr pjesë në Organizata Ndërkombëtare.

Shqipëria mund të bëjë shumë për Bjellorusinë, kryesisht për programet e rehabilitimit të të burgosurve politikë dhe familjeve të tyre. Të burgosurit tanë kanë vuajtur shumë dhe Shqipëria mund t’i presë në të ardhmen. Me Ramën folëm për programin e rehabilimit dhe për evente kulturore në Shqipëri”, tha ajo.

Sviatlana Tsikhanouskaya vizitoi vendin tonë për herë të parë ditën e djeshme, pas ftesës nga kryeministri Edi Rama, ndërsa gjatë takimit me kreun e qeverisë u diskutua mbi demokracinë në Bjellorusi. Po ashtu Tsikhanouskaya zhvilloi edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

Tsikhanouskaya ka garuar kundër Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe pas humbjes në zgjedhje dhe kërcënimeve të vazhdueshme ajo është larguar për në Lituani, ku edhe mori azil politik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME