Categories Lajme

Rama inspekton punimet në Lungomare 2: Plazh urban, dy pishina publike etj

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet e kantierit të  Lungomare 2, në Vlorë, ku është projektuar një plazh i ri natyral përgjatë buzës së detit. “Një plazh urban me rërë mbi shëtitore, dy pishina publike, një olimplike e një për fëmijë, parkim e shërbime të klasit të parë për vlonjatët e për turistët”, tha Rama.

Duke inspektuar punimet për realizimin e projektit, Rama kërkoi që punimet të ecin me ritme të shpejta. Kryeministri u informua nga inxhinierët e projektit se afati i përfundimit të punimeve është tetori 2021, ndërsa u kërkoi atyre që projekti të përfundojë deri në qershor 2021, për festën e fëmijëve.

“Këtu do të bëhet plazhi më i bukur i Vlorës, do jetë si Jala, do të jetë fantastik, pasi plazhi vjen në vijë të drejtë. Plazh me 5 yje”, tha Rama. Ai u njoh me detaje të tjera të projektit, i cili është vazhdim i Lungomares dhe veç plazhit publik parashikon edhe segmente me shkallare në det. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli informoi Kryeministrin Rama se janë parashikuar tunele dhe nënkalime nën rrugë me dalje në Lungomare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME