Categories Lajme

Rama-inxhinierit:Përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendës/kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të premte ishte në Karavasata ku u pa nga afër përgatitjet për kantierin e parkut voltaik. Kreu i qeverisë në këtë vizitë u prit nga drejtuesi i projektit. Ky i fundit edhe pse francez kishte shkruar një letër në gjuhën shqipe për të shprehur mirënjohjen ndaj qeverisë shqiptare.

“Zoti kryeministër, zonja ministre. Përshëndetje. Si drejtor i projektit jam shumë i lumtur t’ju mirëpres këtu në këto toka. Do të prodhojmë energji elektrike me çmim konkurrues që është padyshim energjia elektrike më e e lirë në Shqipëri. Falenderoj kryeministrin për praninë e tij këtu ndërkohë që partnerët lokalë janë në terren për të kryer inspektimet për zbatimin e lejes.

Falenderimet shkojnë për ministren dhe ekipet e saj. Unë nuk flas shqip mirë. Nëse jeni dakord do të vazhdoj në frëngjisht”, tha ai në gjuhën shqipe. Por kreu i qeverisë nuk i la pas batutat. “Nga shqipja jote kuptova se përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh”, ia ktheu ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME