Categories Lajme

Rama kërkon apartamente me çmime të ulëta, thirrje ndërtuesve: S’është rasti për pazar

Kreu i Qeverisë Edi Rama njoftoi sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se Qeveria do të donte të blinte apartamente stok nga ndërtuesit, por me kusht që çmimet të jenë të ulëta dhe nën tavanin që do të përcaktohet nga analiza e tregut. Në mbledhjen e Qeverisë sot në mëngjes, Rama tha: “Ndërkohë po përgatitet edhe thirrja për blerjen e apartamenteve, çështje e pak ditëve, është shumë e rëndësishme që të informohet publiku që do të bëjmë një thirrje për ata që kanë apartamente stok, por me një çmim të ulët dhe të gjithë ata që disponojnë stok duhet ta dinë se nuk është rasti për të bërë pazar apo tregti. Në rast se do të marrim çmimin në tavanin që do të përcaktojmë, sipas analizave të tregut, në një tavan të ulët, do të procedojmë. Përndryshe, nuk do të procedojmë më tutje, sepse e thashë, nuk rasti për të blerë apartamente në funksion të fitimit të firmave.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME