Categories Lajme

Rama largon nga parlamenti Mimi Kodhelin dhe Fatmir Xhafajn, ja ku renditen

Partia Socialiste ka bërë publike listën e saj të kandidatëve për të shkuar në zgjedhjet e 25 Prillit. Sikurse vihet re nga renditja, në qarkun e Tiranës, emrat që me shumë mundësi do të mbeten jashtë listës fituese, janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafaj.

Majko është renditur në vendin e 19, Mimi Kodheli në vendin e 21-të dhe Fatmir Xhafaj në vendin e 23-të. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2017, PS arriti të marrë një rezultat historik prej 18 deputetësh. Ndaj, është thuajse e pamundur që Majko, Kodheli dhe Xhafaj të jenë kandidatë fitues.

Megjithatë, duke qenë se listat janë gjysmë të hapura, nëse ata marrin një numër të lartë votash, duke kaluar kandidatët e tjerë, kanë ende shanse, por në realitet, mbyllja e karrierave të tyre në Kuvend, ësht tashmë thuajse e vulosur.

LISTA E PS:  Tiranë 1. Luljeta Bozo 2. Najada Como, 3. Ervin Bushati, 4. Ogerta Manastirliu, 5. Arben Ahmetaj, 6. Ulsi Manja, 7. Etilada Gjonaj, 8. Arben Pëllumbi, 9. Elisa Spiropali, 10. Belind Balluku, 11. Toni Gogu, 12. Etien Xhafaj, 13. Ermonela Felaj, 14. Xhemal Qefaliaj, 15. Fidel Ylli, 16. Klotilda Ferhati, 17. Alqi Bllako, 18. Eduart Shalsi, 19. Pandeli Majko , 20. Plarent Ndreca, 21. Mimi Kodheli, 22. Dallendyshe Bici, 23. Fatmir Xhafa, 24. Ylli Shehu, 25. Alfred Muharremi, 26. Romina Kuko, 27. Edmond Rushi, 28. Spartak Braho, 29. Klodeta Dibra, 30. Ornaldo Rakipi, 31. Bora Muzhaqi, 32. Eljo Hysko, 33. Vaid Shaba, 34. Kledina Skendo, 35. Halit Valteri, 36. Tahir Muhedini

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME