Categories Lajme

Rama: Me aeroportin e Vlorës po ndërtojmë një “fabrikë të madhe buke”

Kryeministri Edi Rama duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, u ka bërë thirrje banorëve në qytetin jugor që të kujdesen për pastërtinë  e zonave ku jetojnë.

“Dje pashë shifrat e marsit: 53.7% plus vizitorë në vendin tonë. Këto nuk janë shifra të zakonshme. Nuk është periudhë tipike e turizmit tek ne. Netë-qëndrimet janë rritur me dy herë. Që janë mundësi të shtuara për konsumin. 

Ne na duhen shumë aeroportet se nuk janë për thjesht të lënë hapësira të atdheut në dispozicion të UFO, janë që të sjellin në vend sa më shumë konsumatorë të shërbimeve që ofrojmë.  Për ata që thonë s’kemi bukë, do të ndërtojmë një fabrikë të madhe buke. Aeroportet sjellin bukë në kuptimin simbolik.”

Në fokus së fjalës së kreut të qeverisë ishte një mjedis më i pastër dhe investimet e ardhshme për të rritur kapacitetet akomoduese të qytetit bregdetar.

“Lungo Mare, në aspektin estetik, kënaqësisë që krijon ajo hapësirë. Përtej asaj që duket në atë zonë kanë ndodhur edhe gjëra që nuk duken. Njerëzit që kanë prona në atë zona janë më të pasur sot,” tha Rama.

Sipas tij, Vlora po hyn në një fazë kur nevoja për akomodim të atyre që vijnë do të rritet në pikën e një krize shumë të madhe. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se rritja e çmimit në strukturat e shërbimit është shenjë e rritjes ekonomike.

“Rritja e çmimeve, në aspektin e industrisë turistike, është shenja më e parë e rritjes së një ekonomie tërësore.

Është sfida jonë që të shtymë sa më shumë për ndërtimin e infrastrukturës së mikpritjes në Vlorë që të kemi sa më shumë shtretër. Mungesa e 12,000 shtretërve, duke pasur parasysh edhe ndërtimin e aeroportit.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME