Categories Lajme, Politike

Rama me qeverinë për tërmetet: Ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë në mesnatë se ka ndjekur situatën pas tërmeteve duke konstatuar se ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave. Kreu i qeverisë rezervoi një përgëzim për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Dua të përgëzoj dhe Ogertën e cila meriton një adresim të posaçëm pasi e ka kryer me shumë përkushtim dhe rezultat detyrën e saj të ndërgjegjësimit dhe angazhimit të strukturave shëndetësore për raste emergjencash si dhe për ndjekjen gjatë gjithë kohës që nga sekonda e parë të gjithë situatës duke mbështetur dhe koordinuar gjithë sektorin.
Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave, thithja e informacionit në terren dhe përcjellja dhe përpunimi i tij si dhe organizimi kapilar në gjithë territorin.
Për shkak se unë nuk u gjenda këtu por isha në mes të udhëtimit për në SHBA kam pasur mundësi ta konstatoj këtë nga gjithë fluksi i informacionit që merrja në kohë reale edhe përmes grupeve të Whatsapp. Vlen të ndihemi të inkurajuar dhe patjetër pa u zgjatur dhe përpara se t’ia kaloj fjalën ministres së mbrojtjes, duke ju falënderuar për gatishmërinë e reagimit dhe sidomos për koordinimin e informacionit dëshiroj që me radhë edhe për ata që na ndjekin dhe ma ha mendja e kanë të nevojshme të jenë të informuar dhe sado pak të lehtësuar në stresin që padyshim vazhdon nga ai moment dramatik të gjithë ata që kanë për të dhënë informacion, janë të lutur që ta bëjnë këtë gjë”, tha Rama duke ua dhënë fjalën ministrave për të përcjellë më tej informacionet për situatën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME