Categories Lajme

Rama: Ndjej keqardhje që Albin Kurtin e fajëson e tërë bota demokratike, me emër dhe me mbiemër

Kryeministri Edi Rama, që njoftoi se ka propozuar një draft për Asosacionin e komunave në veri të Kosovës, u shpreh se është i shqetësuar për faktin se kryeministrin e Kosovës, Albn Kurtin, po e fajësojnë ndërkombëtarët.

Kjo situatë më shkakton keqardhje, u shpreh Rama në konferencën për mediat.

“Unë nuk sulmoj Albin Kurtin. Albin Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe me mbiemër dhe kjo mua më shkakton vetëm keqardhje sepse nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Unë nuk jam as për të gjykuar Albin Kurtin dhe aq më pak për të sulmuar Albin Kurtin. Këto janë deduksione të gabuara”.

Sipas kryeministrit të vendit, aleatët duan të mirën e Kosovës.

“E gjitha bota do të mirën e Kosovës, nuk janë vetëm aleatët europiane dhe amerikane. Janë edhe aleatë të tjerë që janë të shqetësuar. Nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë kërkon Kosova më”.

Konferenca e kryeministrit Rama dhe vendimi për të propozuar një draft për Asosacionin për komunat me shumicë serbe, vjen pas tensioneve të ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Pas emërimit të kryetarëve të rinj në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, qytetarët serbë u ngritën në protesta për të penguar hyrjen e tyre në institucione. Tubimet vazhduan me përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave të NATO-s. Ndërkombëtarët, nga ana tjetër, fajësojnë kryeministrin Albin Kurti, për tensionet në veri, ku kryetarët u zgjodhën vetëm me votat e shqiptarëve, ndërsa serbët bojkotuan procesin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME