Categories Lajme

Rama në Shkodër pas përmbytjeve: Njerëzit mund ta bëjnë diferencën. Spiropali: E kanë kthyer të vërtetën përmbys

Kryeministri Edi Rama ka qenë për një inspektim në zonat që shfaqën problematika në Shkodër pas reshjeve.

Me të ka qenë edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesja politike e qarkut për PS-në, Elisa Spiropali, e cila vuri në dukje se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet vite më parë, nuk ka të krahasuar me atë që ndodhi këtë fundjavë.

“Sot nuk kemi asnjë banesë dhe ansjë shtëpi të mbuluar nga uji, asnjë oborr madje. Në atë kohë jo vetëm oborri, por uji mbërrinte në çatinë e shtëpive. Me mijëra banorë të evakuuar në 2010, 22 familje sot. E kanë kthyer të vërtetën përmbys”, tha Spiropali.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vuri në dukje që reagimi i instancave përkatëse ishte u shpejtë dhe theksoi se u bë çdo gjë që ishte e mundur që shkarkimi të mos mbivendoset ndaj prurjeve natyrore.

“Nga pikëpamja e reagimit nuk kemi për ça diskutojmë se është sistem dhe vihet në levizje vetvetiu. Është mekanizmi komplet, vihet në lëvizje. Kanë bërë sakrificë si gjithmonë, pa asnjë rezervë. Ajo që duhet thënë është që sidfoqoftë prapë janë hektarë të përmbytur, por nëse në zonat e tjera kemi ndryshim të sistemeve të kanalizimit, këtu është bërë ça është bërë në nivelin e strukturave qendrore, ndërkohë që në nivelin e strukturave vendore kemi pasur gjithmonë problem. Nuk dua të fajësoj njeri. Nga specialistët është bërë çmos që të mos mbivendoset shkarkimi me prurjet natyrore. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME