Categories Lajme

Rama para gazetarëve: Doni apo nuk doni, Shqipëria doli nga kjo fazë me kokën lart! Ju thoni të pavërteta!

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një konference me gazetarët se Shqipëria ka dalë nga kjo fazë e pandemisë së koronavirusit me kokën lart. Duke iu drejtuar gazetarëve, kreu i qeverisë tha se duan apo s’duan ata kjo është e vërtetë, ndërsa shtoi se është e pavërtetë, kur ata thonë se ka ndaluar sistemi shëndetësor gjatë pandemisë.

“Përgjigjja ishte shteruese, por edhe faktuale, që do të thotë se mjafton të bëni një përpjekje me imagjinatën tuaj çfarë do të kishte ndodhur në këtë vend sikur kjo përballje t’i kishte rënë për taksirat botës e Shqipërisë vetëm 6 vite më parë, me spitalet në gjendjen që ishin në atë kohë. Sot flasim për receta elektronike, karta elektronike, të gjitha që merren nga shtëpia. Çdo gjë ka bishtat e vet, asgjë nuk është perfekte, por doni nuk doni ju, ky është një sukses i madh fare i shtetit shqiptar, shëndetësisë shqiptare dhe i popullit shqiptar. Shqipëria ka dalë nga kjo fazë, dhe mos e dhëntë Zoti të mos kemi valë të reja, me kokën lart. Sot janë qindra mijëra shqiptarë që sot kanë shërbim parësor. Nuk mund të thoni se ‘qenka ndalur sistemi shëndetësor gjatë pandemisë’, se kjo është thjesht e pavërtetë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME