Categories Lajme

“Rama përfiton nga përçarja”/ Sula: Të lëmë luftën, në 14 maj të jemi të bashkuar! S’ka rëndësi kush ka vulën, dalim me një kandidat…!

Deputeti Dashnor Sula u shpreh i bindur se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar. Në emisionin “Kjo Javë” në “News24” me gazetaren Nisida Tufa tha se PD duhet të jetë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë e kam thënë se unë do të jem aty ku është sigla e PD. Ky vendim duhet të shërbejë si pikënisje. Bashkimi, kthjelltësia dhe shqyrtimi. Mua nuk më intereson vendimi i gjykatës, por logjika dhe arsyeja. Mjaft më me filozofira, vetëm duke nxjerrë armiq, përse kështu duhet të vazhdohet? Nuk është kjo rruga. Nëse ne vazhdojmë të përçarë këtu përfiton mazhoranca, Edi Rama. Pse të mos jemi të gjithë bashkë në 14 maj. Të lëmë luftën deri në 14 maj, të jemi përballë këtij regjimi dhe më pas ka kohë për t’ju kthyer këtë çështje”, tha Dashnor Sula.

Sula: S’ka rëndësi kush ka vulën, PD të garojë me kandidatë të përbashkët. 3 muaj nga zgjedhjet lokale…

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në një lidhje skype në emisionin “kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka deklaruar se vendimi i djeshëm i Apelit në lidhje me vulën e PD, ishte një vendim i vonuar.

Ai ka sqaruar edhe propozimin e bërë prej tij dhe një grupi deputetësh në lidhje me mënyrën e bashkimit të PD.

Deputeti Sula ka deklaruar se një bashkim i tillë bëhet me kandidatët e përbashkët më 14 maj dhe më pas me zgjedhje të brendshme që duhet të organizohen brenda PD për zgjedhjen e strukturave të brendshëm, përfshirë edhe kryetarin e partisë.

“Vendimi i djeshëm është një vendim i vonuar, duhej të ishte marrë më parë. Bashkë me kolegët kemi kërkuar disa herë që kjo problematike të shqyrtohej por nuk u bë e mundur.

Nuk është çështje që i përket vetëm PD apo demokratëve por shoqërisë. Kam bërë thirrje për pasjen e një axhende të përbashkët sepse ndryshe fiton vetëm Rama.

Bashkë me disa kolegë, kemi apeluar për bashkim dhe kemi paraqitur edhe platformë. kjo nuk u realizua. Pas një viti kjo situatë vijon.

jam i qartë në qëndrimin tij dhe nuk kam asnjë axhendë politike individuale.

Axhenda e përbashkët, të dy palët të kuptojë që kjo arrihet pa kokëfortësi e dhunë ndryshe koha që kemi para do të jetë fatale.

Nuk e prisja që do kishe një pritshmëri kaq të madhe e pozitive ky propozim. Platforma për bashkim, është i qartë, nuk fiton asnjë palë. Logjika është e thjeshtë, nëse në 14 maj do shkojmë të ndarë, nga kjo fiton Rama. Nëse do i thërrasim arsyes, do gjejmë modalitet. Unë kam propozuar këtë rrugë, kandidatët e Primareve duhet të kandidojnë me logon e PD dhe me disa korrigjime kur është nevoja. Nuk ka rëndësi kush firmos apo kush ka firmën. Pra kandidatë të përbashkët.

Pas 14 majit, PD brenda 3 muajve nga zgjedhjet duhet të hyjë në proces zgjedhor të brendshme, anëtarët dhe kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve dhe zgjedhje për kryetarin e PD”, tha Sula.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME