Categories Lajme

Rama prezanton kandidaten e Elbasanit: Politika grupim për të bërë të pamundurën të mundur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me prezantimin e kandidates për deputete në qarkun e Elbasanit, Briseida Gjoza. Ajo thotë se pas eksperiencës së studimeve dhe punësimit jashtë vendit ka vendosur të japë kontributin e saj në qytetin kuë është lindur dhe është rritur.

Gjoza shprehet se e sheh politikën si një grupim dhe hapësirë që i bën njerëzit bashkë për të bërë të pamundurën të mundur. Ajo thekson se ka vendosur t’i shfrytëzojë energjitë e saj në Elbasan pasi ka shumë hapësirëep për zhvillimin e të rinjve.

“Unë jam Briseida Gjoza. Jam lindur dhe rritur në Elbasan dhe kandidoj në qytetin e Elbasanit. Kam kryer studimet e larta në staten amerikan në Bullgari për administrim biznesi dhe studime europiane. Pas diplomimit kam punuar në një organizatë në Barcelonë dhe gjatë prezantimit të një projekti jam përzgjedhur si person përgjegjës për të hapur zyrat e UNESCOS në Senegal, në Afrikë.

Më pas kam vijuar të punoj në sektorin privat fillimisht  në një kompani sllovene si menaxhere dhe më pas si drejtuese e shitjes. Pas rikthimit në Shqipëri kam punuar si menaxhere dhe konsulentë në sektorin privat. Larmishmëria e eksperiencës ka ndikuar në mënyrën si mendoj gjërat.

 Unë kështu e shoh politikën. E shoh si një grupim dhe si një hapësirë që njerëzit me vullnet të bëhen bashkë për të bëhen të pamundurën të mundur. Tashmë kontributi im për qytetin e Elbasanit ka nisur Unë jam kryetare e Aleancës së Grave këshilltare bashkiake dhe dua që këtë kontribut ta çoj përpara.  

Do doja shumë të shërbeja si model për të rinjtë për të kuptuar që mundesh me patjetër me shumë punë të arrish dhe të jesh kudo dhe kurdo. Por është shumë e rëndësishme se ku t’i utilizosh dhe ku t’i vendosësh këto energji. Unë kam vendosur t’i vendos në qytetin e Elbasanit. Ka shumë hapësirë për zhvillim të të rinjve anembanë ku janë”, shprehet Gjoza.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME