Lajme

Rama rrëqeth me fjalët: Kur nëna dhe babai të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme varret e prindërve të tij, Kristaq dhe Aneta Ramës, teksa fotot i ka publikuar në rrjetet sociale. Në foto shihet se mbi varret e prindërve janë skulpturuar dy trëndafila, një i bardhë dhe një i kuq, teksa Rama rrëqeth me fjalët që shkruan.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre”, shkruan kryeministri krah fotos.

Foton e dy trëndafilave Rama e postoi edhe ditën e djeshme, por u sulmua nga komentuesit për shkak të ngjyrave të trëndafilave, me qytetarët që i shkruanin se “mjafton edhe një trëndafil blu që të formohet flamuri i Serbisë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: