Categories Lajme

Rama shpalli krizën energjitike në vend/ Reagon për herë të parë LSI: Plaçkitje e re e qytetarëve

Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, lidhur me krizën energjetike, ka ardhur dhe reagimi në kampin e LSI. Nënkryetari i kësaj partie politike, Petrit Vasili, shkruan në rrjete sociale se kjo që po ndodh nuk është krizë e re energjetike, por plaçkitje e re e qytetarëve. Vasili thotë se në një kohë që qeveria krenohet për arritjet në fushën e energjetikës, paralajmërohet një krizë e re “apokaliptike”.

Njoftimi i Petrit Vasilit: Nuk eshte Krize e re energjitike, por plackitje e re e qytetareve!
Dje vetem 24 ore me pare ne Abu Dabi Edi Rama s’foli as nje fjale per krize energjitike, qe po flet sot pas 24 oreve bile tha : “qe do te behemi eksportues neto te energjise”.
Rama ne 15 prill 2021 deklaronte:

“Ne sdo harxhojmë asnjë lek më për të blerë energji, por do të shesim energji. Kjo nuk është një ëndërr e parë në gjumë”.
Kemi degjuar vetem per “suksese te papara” ne energjitike bile edhe drejtuesit e saj, qe nga ministra e drejtore KESH-i kane hipur ne maje te partise se rilindjes per meritat e medha ne energjitike.
Nga sot ne neser papritmas dhe çuditerisht Edi Rama po na flet per “krize apokaliptike” energjitike.

Po na thote edhe qe do qe do ta perballoje Krizen Energjitike sic perballoi Pandemine.

Kjo do te thote na mori lumi me keq seç na ka marre. Duke pare deklaratat e meparshme dhe “sukseset bubulluese” ne energjitiken e Edi Rames kjo krize duket qarte qe eshte nje stisje per nje grabitje te re te xhepave te
qytetareve e per te mbushur arken e baderdisur te shtetit nga rilindja.
Arka e shtetit e boshatisur dhe plaçkitur nga milionat e grabitura per zgjedhjet,koncesionet, borxhet ndaj kompanive arbitrazhet e humbura dhe borxhi publik real prej gati 100%, kerkon tani qe te mbushet nga Rama. Kjo nuk eshte krize e re, por plaçkitje e re e qytetareve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME