Categories Lajme

Rama tha se nuk do humbte kohë për rivotimin, Meta i nis shkresë Kuvendit për Kodin Zgjedhor

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka nisur një shkresë zyrtare Kuvendit, ku i kërkon që të shtyjë rivotimin e Kodit Zgjedhor, deri në mbërritjen e opinionit të Komisionit të Venecias. “Gjejmë rastin të përsërisim edhe njëherë thirrjen e Presidentit të Shqipërisë, se tashmë pas kthimit në Kuvnd të logjit 118/2020, Kuvendi i Shqipërisë (duke filluar nqë nga komisionet përgjgjëse parlamentare), duhet ta rishqyrtojë këtë nismë nën dritën e arsyetimit të dekretit numër 11797.

Dhe të rekomandimeve të pritshme të Komisionit të Venecias, i cili është investuar tashmë nga Presidenti i Republikës mbi këtë çështje”, thuhet në shkresën e Metës drejtuar Kuvendit. Gjatë ditës së sotme komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi përsëriti thirrjen e tij ndaj kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin e Venecias, para se të votojë Kodin Zgjedhor në Kuvend.

Varhelyi: I kënaqur që Kryeministri Edi Rama mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur në Korrik. Prandaj do të ishte e matur të presim opinionin e Venecias para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021. Ishte presidenti Meta ai që e çoi gjatë ditës së djeshme ndryshimin e Kodit Zgjedhor, dhe kërkoi opinion urgjent duke shtruar dhe disa pyetje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME