Categories Lajme

Rama tregon sa doza të vaksinës Pfizer do të përfitojë Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga kontrata e bashkimit Europian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina. Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe analistët që sipas tij “nuk duhet të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”. Po ashtu kryeministri ka falënderuar edhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula  Von der Leyen, Komisionerin Varheley dhe ambasadorin Soreca, që po e ndihmojnë Shqipërinë.

Kryeministri Rama ne Facebook: Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli 651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë parashikuar që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.Dozat e vaksinave nga BE nuk do të shpërndahen sipas numrit të popullsisë, por sipas nevojës, shkruan DPA.

Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin rreth 500.000 doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Ndihmat me vaksina janë paraparë si ndihmë për personelin mjekësor e infermierët. Megjithatë, fjalën e fundit e kanë vetë shtetet. Duke qenë se Serbia ka qenë përpara me programin e imunizimit dhe ka siguruar më shumë vaksina, duke përfshirë dhe ato ruse e kineze, ajo do të marr më pak doza nga BE-ja, gjithsej 36 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME