Categories Lajme

Raporti pritet të shkaktojë “tërmet”, mijëra pedofilë në Kishën Katolike

Që nga viti 1950, mijëra pedofilë kanë vepruar brenda Kishës Katolike Franceze. Hetimi zbuloi se mes 2,900 dhe 3,200 priftërinjve ose anëtarëve të tjerë të kishës janë pedofilë, tha Jean-Marc Sauve.

Peshkopët francezë po përgatiten të mirëpresin raportin mbi pedofilinë, i cili do të publikohet më 5 tetor në Francë dhe që pritet të jetë një tërmet për kishën katolike franceze. Gjatë një vizite në Vatikan, prelatët francezë i dorëzuan një shënim Papa Françeskut.

“Unë i thashë Papës atë që mund të bëja, i lashë një shënim në lidhje me të, në mënyrë që ta studionte. Mu duk nevojshme për ta bërë këtë, është e rëndësishme që ai të paralajmërohet”, tha Imzot Eric de Moulins Beaufort, president i Konferencës së Peshkopëve Francezë, në një konferencë shtypi në Romë.

Raporti premton se do të jetë një tërmet i vërtetë për Kishën Katolike të vendit.

“Ky raport është një hap i rëndësishëm por jo fundi i historisë, për Kishën Katolike si për pjesën tjetër të shoqërisë. Në fund të kësaj pune të konsiderueshme, nuk mund të pretendohet se ka të gjithë të vërtetën. Ne jemi vetëm në prag. Punë të tjera do të duhet të thellojnë njohuritë mbi krimin e fëmijëve. Por ne kemi mjaft të vërteta për të folur me besim dhe në mënyrë legjitime”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME