Categories Lajme

Raste të reja / Várrimi infekton fshatin, të prekur mjekë e punonjës institucionesh

Vijon shtimi i rasteve me COVID, ku raportohet për të infektuar në Devoll dhe Dibër. Mes të testuarve pozitivë ka edhe mjekë dhe punonjës institucionesh. 4 raste të reja me koronavirus raportohet të jenë në Devoll, mes të cilëve një mjeke. Të gjithë janë pjesëtarë të një familje nga fshati Baban dhe kanë lidhje familjare me rastin e parë që është zbuluar në Devoll.

Mësohet se ditë më parë ka pasur një várrim në këtë fshat, ku mendohet ta kenë marrë edhe koronavirusin. Ndërkohë pas rastit të mjekes është karantinuar gjithë stafi i qendrës shëndetësore. Nga ana tjetër nga 8 tampone që janë bërë në Dibër 5 prej tyre kanë dalë pozitivë. Nga 5 rastet e sotme 1 është kontakt i rasteve të mëparshme dhe 4 janë vatra të reja. Me sa duket neglizhenca ndaj rregullave nga dibranët kanë sjellë edhe shtim të rasteve. Siç duket raste duhet të jenë edhe më shumë pasi edhe tamponet janë me mungesë. Ka raste në Komisariatin e policisë dhe institucionet vendore të qytetit. Po ashtu është dhe një rast në bashki dhe një rast në prefekturë, si dhe një rast në Bulqizë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME