Categories Lajme

Reagon kandidati që pritet të marrë mandatin në Vlorë: Do jem pjesë e grupit parlamentar të PD, shpresoj bashkimin

Gëzim Ademaj pritet të jetë deputeti i ri i opozitës në qarkun e Vlorës direkt pas dorëheqjes së Fation Veizajt. Shkak për këtë vendim të këtij të fundit ishte përçarja e thelluar në PD. Por në sytë e deputetit të ri, kjo përçarje në PD nuk është kaq e madhe, madje ka mundësi për bashkim.

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Gëzim Ademaj u shpreh se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke nënkuptuar kështu kampin e drejtuar nga Alibeaj, por pa dashur të bëjë një ndarje. Sipas tij situata në PD i jep shpresë për një bashkim

“Për mua ata të dyja në e njëjta gjë. S’jam i pavarur, unë do jem deputet i PD-së. Nuk do je i pavarur, do jem pjesë e grupit parlamentar të PD-së.

Nuk kam lidhje as të hershme as të vonshme politike, vij nga shoqëria civile, shpresoj për një bashkim të PD. Grupi është 1. Pa asnjë diskutim në krah të opozitës, do jem përkrahës i çështjes çame.”- u shpreh deputeti.

Pyetje: Surprizë ikja e këtij deputetit tjetër?

S’ka surpriza.

“PD ka një grup parlamentar, do jem aty pavarësisht rrymave që përfaqësojnë. Shpresoj dhe uroj të ketë bashkim të PD dhe të gjitha forcave opozitare.”- tha ai.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME