Categories Lajme

Refuzohet kërkesa e Danit për të treguar përgjimet me biznesmenin Beqja

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullzit për t’i vënë në dispozicion dy përgjime që u bënë “mollë sherri” gjatë procesit. Sipas avokatëve, përgjimet nuk u bënë prezente nga prokuroria, pasi provonin se biznesmeni Ylvi Beqja kishte pasur marrëdhënie të mira me të pandehurit para arrestimit të tyre

Një muaj pasi dha një total prej 55 vitesh burg për Emiliano Shullazin dhe të bashkëpandehurve, Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar një kërkesë të krahut të djathtë të tij, Gilmando Danit. Pak ditë pas dënimit, Dani, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës për t’i vënë në dispozicion transkriptet e dy bisedave telefonike të përgjuara mes tij dhe biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur, që pretendoi se është kërcënuar dhe gjobitur nga grupi.

Bëhet fjalë për dy biseda telefonike të datës 5 mars 2016, një muaj para arrestimit të të pandehurve të dosjes. Dy transkriptet janë bërë objekt debati edhe gjatë procesit gjyqësor, ku avokatët lëshuan akuza në drejtim të prokurorëve në sallën e gjyqit duke pretenduar fshehjen e tyre. Avokatët pretenduan se përmbajtja e bisedave do të rrëzonte akuzën, pasi në to dëgjohej Gilmando Dani teksa komunikonte në mënyrë miqësore me biznesmenin Beqja. Por kërkesa e Gilmando Danit, për t’i pasur këto nuk ka gjetur miratimin e gjykatës. Sipas vendimit të gjyqtares Etleva Deda, një kopje e të cilit u sigurua nga ABC News pretendimi i Danit është i pabazuar në ligj.

Gjykata argumenton se procedimi penal nr.1 i vitit 2016 është në fazë hetimi paraprak dhe për këtë shkak, kërkesa për zotërimin e transkripteve duhet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e akuzës. Pesë të pandehurit e grupit të Shullazit po vuajnë dënimet e dhëna në Shkallën e Parë në 13 nëntor 2018, pasi u fajësuan për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, dënime që janë ankimuar në Apelin e Krimeve./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME