Categories Lajme

Rehabilitimi i ujëmbledhësit të Janjarit/ Çuçi: Investim prej 10 milionë dollarë i qeverisë shqiptare në ndihmë të fermerëve

Në Konispol filluan punimet e projektit me vlerë mbi 10 milionë dollarë për rehabilitimin e ujëmbledhësit të Janjarit, së bashku me rrjetin e kanalizimeve të vaditjes. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, bashkë me deputetët socialistë të kësaj zone Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni ndoqën sot nga afër nisjen e punimeve.

Ndërsa e Konsideroi si vepër ambicioze, Çuçi u shpreh se “është një investim i qeverisë shqiptare me kredi të BB, një nga investimet më të mëdha në vepra të tilla”. “Është një nga veprat më të mëdha. Ne sigurisht që vazhdojmë të lëshojmë ujë në çdo parcelë dhe sistemi i Janjarit me këtë kapacitetet ujitës do të mbuloj përfundimisht ujitjen në fushat e kësaj zone”, tha Çuçi.

Ai theksoi se është projekt shumë ambicioz dhe shoqërohet edhe me përmirësim të infrastrukturës rrugore. “Janë 100 km kanale që do të rehabilitohen nga projekti”, tha ai. Ndërsa deputeti i PS, Damian Gjiknuri tha se “kjo ka qenë një nga kërkesat themelore të banorëve të kësaj zone”. “Kjo është një nga zonat më prodhimtare dhe punëtore. Me këtë vepër rritet kapaciteti prodhues, ulen kostot, rritet sipërfaqja e ujitjes dhe do jetë një stimul shumë i madh për ekonominë vendase dhe atë kombëtare. Është një premtim i mbajtur i qeverisë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME