Categories Lajme

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci, shoferin e autobusit dyshohet se e zuri gjumi në timon

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga.

Sipas përditësimit të fundit nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 31 pasagjerë, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autobusi, i cili doli nga rruga në autostradën A4 në Podvorec, rreth 50 km në veri të kryeqytetit Zagreb, po transportonte pelegrinë katolikë nga Polonia.

Dyshohet se shkak aksidentit të ketë qenë pakujdesia e shoferit, i cili thuhet se e ka zënë gjumi në timon.

Autobusi kishte destinacion Bosnjen Jugore. Konkretisht pelegrinët katolikë ishin nisur për të shkuar në Medjugore, një zonë ku ndodhet një vend shenjtë i lashtë romak për besimtarët e fesë katolike.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, zZrtarët nga ambasada polake në Kroaci janë nisur këtë mëngjes për në vendngjarje për të parë nga afër situatën.

“Të gjitha viktimat janë shtetas polakë, në këtë pikë mund ta konfirmojmë këtë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme polake për medien kroate TVN24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME