Categories Lajme

“Reporterët pa Kufij”: Gazetarët në Shqipëri dhunohen dhe kërcënohen! U nënshtrohen rregullisht sulmeve politike

Shqipëria humbi 20 vende në renditjen e organizatës “Reporterët pa Kufij” vitin e kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët historik. Ajo u rendit në vendin e 103- të dhe lajmi tërboi në atë kohë Kryeministrin Rama.

Por, Pavol Szalai, kreu i njësisë për Ballkanin dhe BEnë pranë RSF, tha për portalin “EurActiv” se gazetarët janë të dhunuar dhe të kërcënuar.

“Gazetarët janë vërtet viktima të dhunës policore”, tha ai duke sjellë shembujt e kësaj dhune. Të gjitha rastet janë denoncuar publikisht nga RSF.

Së pari, RSF denoncon dhunën policore ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj që u dhunua dhe iu sekuestrua telefoni pse po filmonte një operacion policor.

Së dyti, RSF denoncon rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët më 8 janar, kur u protestua përpara selisë së Partisë Demokratike. Forcat policore dhunuan hapur gazetarët që po mbulonin ngjarjen.

Së treti, RSF denoncon rastin e gazetarit dhe kameramanit Ledio Guni nga “Fax News”, që u dhunua barbarisht dhe u arrestua teksa po mbulonte protestën për prishjen e banesave te zona e “5 Majit”.

Së katërti, RSF denoncon rastin e gazetares së “Ora News”, Sonila Musai, e cila po ashtu u dhunua dhe u shoqërua teksa po mbulonte një protestë.

Së pesti, RSF denoncon rastin e dhunës policore ndaj gazetarëve dhe kameramanëve të identifikuar qartë të “SYRI TV” dhe “JOQ”, Armir Sadiku dhe Nertila Zef Haxhia. Këta të fundit po mbulonin protestën e organizuar kundër rritjes së çmimeve.

Por mbi të gjitha, RSF reagoi direkt pas Edi Ramës, duke denoncuar rastin e gazetares Ambrozia Meta nga SYRI TV. Pasi e vuri me shpatulla për muri Ramën me pyetjet e saj, kryeministri tha se ajo duhet dërguar për riedukim dhe duhet vendosur nën embargo dymujore.

“Një embargo e tillë skandaloze nuk ka vend në një vend që do të bashkohet me BE-në”, tha RSF.

Kurse Szalai tha për “EurActiv”: “Ndryshe nga sa thotë kryeministri, gazetarët në Shqipëri u nënshtrohen rregullisht sulmeve politike”. Ai iu referua krahasimit të fundit të Ramës për median online me nazistët, pedofilët dhe terroristët gjatë një konference të OSBE për lirinë e medias.

Sulmi i politikës ndaj medias në vend.

Unioni i Gazetarëve të Pavarur të Diasporës Shqiptare i ka dërguar një letër “Reporterëve pa kufij” ku përmend edhe gjobat që Qeveria i ka vendosur “Focus Media Group” dhe kompanive të tjera të “Hysenbelliu Group” në shumën 17 milionë euro për shkak të qëndrimeve editorale të këtyre mediave.

Në letër thuhet se “Botimi i fundit i rrjetit investigativ ‘Birn-Balkaninsight’, i cili shpalos gjobat e frikshme që qeveria ‘Rama’ po iu ve grupeve që kanë media kritike në Shqipëri, e konfirmon sesa i drejtë është indeksi i Reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit. Ne jemi solidarë sot me kolegët tanë të ‘News 24’, ‘Panorama’, ‘Balkanweb’, ‘Oranews’, që përmenden në shkrimin e ‘Birn’ si viktima të presionit fiskal, arma fatale e qeverisë Rama kundra mediave kritike, ashtu siç ishim solidarë dje me kolegët e lapsi.al, viktima të represionit sepse denoncuan skandalin e patronazhistëve të pushtetit në fuqi në Shqipëri”

Në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës do të dëshironim të komunikonim me ju në lidhje me një artikull të botuar nga kolegët tanë në Shqipëri, të redaksisë lapsi.al, në të cilin flitet për bisedime të mundshme mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe RSF, për mbajtjen e një konference për lirinë e medias në Shqipëri. Shumë kolegë në Shqipëri, të cilët kanë denoncuar prej kohësh aktet e Edi Ramës kundër medias së lirë në Shqipëri, janë të shokuar nëse një projekt i tillë është realisht në përgatitje e sipër. Edi Rama, i akuzuari për sulmet më të rënda ndaj gazetarëve ndaj të cilëve ka përdorur dhe epitetin Kazan nuk mund të pretendoje te marre rolin e organizatorit të një konference për lirinë e medias. Për këtë arsye, me drojën e sinqertë se imazhi i “Reporterëve pa kufij” mund të keqpërdoret nga pushteti në Shqipëri për të rilegjitimuar veten, sidomos përpara zgjedhjeve lokale shumë të rëndësishme të 14 majit, është e rëndësishme të dihet pozicioni i RSF-së.

Ka apo s’ka një plan për një aktivitet të përbashkët në Shqipëri mes kryeministrit Edi Rama dhe RSF-së?

Me datën 28 shkurt, me anë të një komunikate botuar në “lapsi.al”, organizata “Reporterët pa Kufij” i dha përgjigjen e saj shqetësimit tonë legjitim. Atë përgjigje, kushdo mund ta interpretojë sipas kutit të tij. Por një fakt është kokëfortë dhe nuk mund të tolerojë asnjë interpretim, atë që Reporterët pa Kufij e përsërisin në fund të komunikatës së tyre: Shqipëria renditet e 103-ta në edicionin e vitit 2022 të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit. Një klasifikim për Shqipërinë jo vetëm që shokon, por dhe revolton kur, po në të njëjtin indeks, Kosova me më shumë pak përvojë mediash të lira, figuron shumë më sipër, në vendin e 61.

Botimi i fundit i rrjetit investigativ “Birn-Balkaninsight”, i cili shpalos gjobat e frikshme që qeveria Rama po iu ve grupeve që kanë media kritike në Shqipëri, e konfirmon sesa i drejtë është indeksi i Reporterëve pa kufij mbi lirinë e shtypit. Ne jemi solidarë sot me kolegët tanë të “News 24”, “Panorama”, “Balkanweb”, “Oranews”, që përmenden në shkrimin e “Birn” si viktima të presionit fiskal, arma fatale e qeverisë Rama kundra mediave kritike, ashtu siç ishim solidarë dje me kolegët e lapsi.al, viktima të represionit sepse denoncuan skandalin e patronazhistëve të pushtetit në fuqi në Shqipëri.

Ne vlerësojmë se sulmet aktuale qeveritare ndaj mediave të rëndësishme dhe kritike në Shqipëri me gjoba direkte ndaj redaksive dhe sidomos ndaj kompanive pronare të këtyre mediave, si është gjobitja disa miliona eurosh e grupit “Hysenbelliu”, pronarë midis të tjerash e TV “News 24”, mbartin qëllimshëm një mesazh paniku dhe frikësimi për të gjitha mediat në Shqipëri, duke përfshirë dhe ato më modestet. Pushteti i Edi Ramës po e bën të qartë se asnjë media kritike nuk duhet të ndihet e sigurt në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME