Categories Lajme

Reshjet e orëve të fundit sjellin sërish probleme, vështirësohet qarkullimi në disa akse

Gjatë orëve të natës dhe paradites së të dielës janë regjistruar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Sa i përket përmbytjeve, përkeqësimi i motit ka shkaktuar sërish problematika në qarkun e Shkodrës. Aktualisht probleme paraqitën në aksin rrugor të Bushatit, ndërsa një pjesë e rrugës së Obotit ndodhet nën ujë dhe nuk rekomandohet qarkullimi me mjete të ulëta. Bashkia Shkodër njofton se situata në këtë territor janë të përmbytura 748 hektarë tokë, ndërsa prurjet në lumin Kir janë rritur.

Situata ka qenë problematike edhe në disa akse rrugore. Siç shihet në pamje, rrëshqitje të dherave në rrugë, ka patur në Qafën e Muzinës e në Bistricë të qarkut të Gjirokastrës, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve. Për disa orë u bllokua aksi Përmet-Çarshovë. U desh ndërhyrja e punonjësve të mirëmbajtjes së rrugëve që aksi të zhbllokohej.

Edhe në qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar. Në lartësinë mbi 1300 m janë regjistruar reshje dëbore. Trashësia e saj ka shkuar në 10 centimetra. Autoriteti Rrugor ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në rrugën Korçë/Boboshticë-Dardhë, nga km 8 deri në km 14, të përdorin zinxhirë ose goma dimërore.

Më problematike është situata në zonat e thella të Korçës. Në fshatrat Panarit, Grabockë e Vithkuq bora ka shkuar në 50 centimetra. Për pasojë rrugët janë të bllokuara. Probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike në fidrin Nr. 6, të Mollasit në bashkinë Kolonjë. Sipas autoriteteve lokale aktualisht të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme dhe pa probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME