Categories Lajme

Respektimi i masave, mjekët apel qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, ka deklaruar se graviteti i virusi vijon të jetë i pranishëm. Në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme në Komitetin Teknik të Ekspertëve, Çomo theksoi se në spital ka raste të rënda që po marrin trajtim dhe në kushte të tilla bashkëpunimi me qyetarët për të zbatuar distancimin social dhe kushtet e higjenës mbetet i rëndësishëm për të ruajtur shifra të ulëta të pacientëve të shtruar.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda tre ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, u shpreh mjekja.

Nga ana tjetër mjeku Tritan Kalo, apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët për të parandaluar përhapjen. “Sfida  ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha ai. Në Shërbimin Infektiv, aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ndërkohë që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 33 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME