Categories Lajme

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Ishëm, kushte moderne për 235 nxënës më 26 nëntor

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Ishëm do të kenë në 26 nëntor ambiente të reja dhe standarde europiane për të zhvilluar mësimin. Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga punimet për ndërtimin e kësaj shkollë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

“Hidhini një sy shkollës 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Ishëm, ku nxënësit dhe mësuesit do të hyjnë këtë 26 nëntor”, – tha Rama. Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se “32 shkolla dhe kopshte  do të rilindin pas 26 nëntorit tragjik në Durrës, më të mëdha, më të bukura me të gjitha kushtet e shkollave e kopshteve kudo në Europë”.

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Xhelal Shtufi” në Shkafanë, Ishëm do ofroj kushte bashkëkohore për 235 nxënës dhe mësuesit të cilët do kenë në dispozicion 15 klasa me kushte moderne dhe 3 laboratorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME