Categories Lajme

Romë-Paris, paqe të paktën në letër, gjithsesi fërkimet janë të mëdha, dosja ‘Libia’ më delikatja

Për Parisin vlen edhe një shtrëngim duarsh, që të vulosë paqen e bërë, të paktën në letër, midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian, Giuseppe Conte, pas 15 muajve tensione, që kulmuan me tërheqjen në Paris të thambasadorit francez në Romë.

Takimi i të mërkurës në “Palazzo Chigi” është një nga shenjat më domethënëse të paqes, si dhe të ritmit të punës së ekzekutivit me “5 Yjet” dhe Partisë Demokratike.

Roma pret vizitën e Macron për të hedhur një hap përpara në dosjen e migrantëve, në funksion të dy samiteve të rëndësishme të Ministrave të Brendshëm evropianë, që do të mblidhen për të përcaktuar planin për rishpërndarjen e refugjatëve.

Diçka tashmë ka lëvizur: Italia në fakt ka arritur të korr disponueshmërinë e Francës dhe Gjermanisë në lidhje me këtë çështje.

Por fërkimet midis dy vendeve janë të mëdha. Dosja ‘Libia’ është një nga më delikatet.

Në vendin e tronditur nga konflikti i brendshëm, kontrolli ushtarak i fushave të naftës është në rrezik.

Kampi “Al-Sharara”, 700 kilometra në jug të Tripolit, prodhon një të tretën e naftës libiane. Këtu operon një ndërmarrje e përbashkët midis asaj shtetërore Libiane dhe katër kompanive, përfshirë kompaninë franceze “Total”.

Më tej në jug ndodhet fusha naftëmbajtëse “Elefant”, një menaxhim i përbashkët midis ‘Eni’ Italian dhe ‘Noc’ Libian.

Prandaj Italia dhe Franca e luajnë lojën në anët e kundërta.

Një element tjetër i tensionit është dinamizmi industrial i Parisit në Itali. Numrat janë domethënës, francezët kontrollojnë rreth 1900 kompani me 250 mijë të punësuar.

Nga ana tjetër, vrazhdësia mes Romës dhe Parisit është e lidhur edhe me kërkesën e Macron për të nisur një hetim të thelluar për blerjen nga ana e italianes “Fincantieri” të “Stx France”, tani me emrin ‘Chantiers de l’Atlantique’, një operacion financiar që, sipas Francës, mund të ndikojë ndjeshëm në konkurrencën në sektorin e ndërtimit të anijeve.

Por edhe kohërat, me sa duket, kanë ndryshuar dhe Macron nuk duket se dëshiron të ketë pranë Luigi Di Maio-n, një përkrahës i jelekëve të verdhë në lojën e vështirë sociale që Macron po luan në Francë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME